Verati i thotë “Po” Barcelonës, por pohimi kushton 100 milion

Kohët e fundit, është spekuluar mjaft lidhur me transferimin e yllit të PSZH-së, Marko Verati, te klubi katalonjas. Gazeta spanjolle “Sport” njoftoi, dje, se Verati, më në fund, i tha “Po” Barcelonës. Ky lojtar italian, para disa ditësh, ndodhej me pushime në Ibica dhe, duke qenë se ai u shfaq atje, në të njëjtin restorant, ku shkon edhe Lionel Mesi, mediume të ndryshëm filluan të shkruajnë se Mesi e ka bindur futbollistin italian që ai të vijë që të luajë te Barcelona.

Sipas disa mediumeve, transferimi i Veratit te Barça “peshon” 100 milionë euro. Marko Verati luan te PSZH-ja që nga viti 2012, ndërsa, sezonin e kaluar, ai luajti 28 ndeshje në Ligën e 1-rë, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë pesë asiste.

Sfidanti.al