Po Perlat Mustën pse nuk e thirrët mister Maran ?

E kishin harruar të gjithë, në Kombëtare, madje edhe shokët e ekipit! Akoma më shumë… “shokët e misionit”, pra portierët . Trajneri i Kombëtares Maran i ka habitur të gjithë, duke i dërguar ftesë portierit të harruar prej kohësh..Ertrit Berisha. Po ku luante xhanëm? E gjeti me kokën e tij, apo hapën dosjet e ekipit kuqezi? Dhe ku ishte? Në një ekip ,në  “cep” të Suedise dhe në konferencë për shtyp, trajneri Maran i vuri kapakun kur tha se  “është prapë në formë”.  U deshën disa vite harresë, madje shpërfillje nga mënyra se si e larguan nga Kombetarja, që ta zbulonin veteranin 37 vjeçar…

Ftesa e Berishës në Kombëtare për 4 ndeshjet e ardhshme në Nacional Ligë si  mund të shpëtonte pa u bërë një anektodë. Ndaj  thonë  se këtë radhë  i ka mbetur hatri Perlat Mustës që nuk ka marrë ftesë për këto ndeshje…

Sfidanti.al