Fund i frikshëm apo frikë pa fund në Final Four ?!

Bam , bam,  bam ta bën zemra nëse shikon klasifikimin pas dy ndeshjeve në Final – Four. Nuk ka fare rëndësi niveli i lojës, as publiku që mungon në stadium,e gjithë  bukuria dhe intriga .. qëndron tek pikët. Ky ka qënë meraku i drejtuesve të “orkestrës së Superligës” dhe skenari  për titullin kampion është i denjë për një film …”pa zë e pa figurë” !

E doni Egantian kampione? Le ta  mundi Dinamon, që herë ngjallet si me Vllazninë dhe herë vetëvritet si me Elbasanin, ose edhe një barazim mjafton, nëse Elbasani barazon ose humbet me Vllazninë.

Apo doni kampion Vllazninë, meqë e kishtë bërë gati dasmën me kohë, por në fund na del se ka marrë “orkestrën e gabuar”. Ja si del kampione Vllaznia : të fitoj me Elbasanin dhe nga ana tjetër, Dinamo të bëjë një “tradheti ”..të mundi Egnatian..

Mos harroni Elbasanin!  Tamam në javën e fundit mund të “hani bugaçen”! Si është skenari i tyre për titull? Të mundin Vllazninë dhe Egantia të ndalet nga Dinamo. Ose barazon me Vllazninë dhe Egantia të “vritet” me Dinamon…

Edhe regjizori i famshëm, mjeshtri i  udhëkryqeve të frikshme, Alfred Hiçkoku të  kishte vënë dorë,  nuk do ta kishte bërë më të paudhë garën për titull…

Sfidanti.al