Luka Modriç zbulon gjenialitetin taktik të Zidanes!

Mesfushori kroat, Luka Modriç, që, të shtunën e kaluar në përbërje të Realit të Madridit, fitoi titullin e tij të tretë të kampionit të Evropës, zbuloi një detaj kyç në fitoren e ekipit të tij ndaj Juventusit. Luka zbuloi gjenialitetin tektik të trajnerit Zidane që kishte gjetur një pikë të dobët në mbrojtjen juventine, deri atëkohë, të padepërtueshme të ekipit kampion të Italisë.

“Zidani dhe stafi ynë i specialistëve zbuluan pikën e dobët të Juventusit, pra, një dobësi në mbrojtjen e tij. Gjatë stërvitjeve, në prag të ndeshjes finale, ne ushtruam shumë herë taktikën e topave të kthyer, pasi Zidane konkludoi se mbrojtja e Juves është e pathyeshme, kur është fjala për sulmet nga qëndra, por ka probleme me topat e kthyer, sidomos, ato rrafsh me fushën. Ne, këtë taktikë, e ushtruam, ditë me radhe, dhe ja pamë hajrin, duke shënuar tre gola në këtë mënyrë”, tha Modriçi.

Sfidanti.al