Jannik Sinner shkruan historinë e tenisit

Jannik Sinner fiton Madrid Open 2026 dhe shkruan një faqe të re të historisë së tenisit. Suksesi 6-1, 6-2 kundër Alexander Zverev në dheun e kuq të “Manolo Santana Stadium” bën që numri 1 i botës të bëhet tenisti i parë në histori që fiton 5 turne radhazi Masters 1000.

Kemi të bëjmë me një dominim sbsolut, që nuk është arritur më parë edhe nga legjenda, si Roger Federer, Novak Djokovic dhe Rafael Nadal. Finalja u dominua që në fillim nga Sinner. Gjermani hasi vështirësi të mëdha, duke bërë gabime të pafalshme dhe duke ia shtruar rrugën drejt fitores kundërshtarit. Jannik kuptoi që Zverev ishte në konfuzion total dhe përfitoi për ta mbyllur ndeshjen shpejt. Para se të fitonte në Madrid, Jannik Sinner kishte triumfuar edhe në Paris, Indian Wells, Miami dhe Monte Carlo.

Sfidanti.al