Juventus, Milan dhe Napoli urojnë Interin për titullin kampion

“Urime Interit për fitimin e titullit kampion 2025-26!” Me këtë postim në profilin zyrtar në X, Juventusi i ka dërguar një duartrokitje virtuale klubit zikaltër. Pas fitores 2-0 kundër Parmës, Interi siguroi matematikisht titullin kampion në Itali tri javë para mbylljes së kampionatit. Rivalët kanë reaguar me sportivitet, duke bërë urimet e rastit për skuadrën e trajnerit Chivu. Edhe Napoli e ka komplimentuar Interin me postimin: “Urime Interit për fitimin e titullit!” Nuk ka munguar as mesazhi i rivalëve të qytetit, Milanit: “Komplimente Interit për fitimin e Serisë A 2025/26!”