Ky do të jetë spektakël, më 8 gusht, në Shkup: Mançester Junajtid – Real Madrid

Tifozët e Maqedonisë e mësuan, të shtunën në mbrëmjë, se cili do të jetë ekipi i dytë mik që do të vijë dhe do të luajë, në stadiumin “Filipi i Dytë” të Shkupit, më 8 gusht, në finalen e madhe të Superkupës evropiane, ndërkohë që emri i ekipit të parë mik, Mançester Junajtid, ishte mësuar, më parë, pasi ai fitoi Ligën e Evropës. Kështu, kryeqyteti i Maqedonisë, Shkupi, do të jetë vendi mikpritës i një evenimenti spektakolar futbollistik, pasi dy ekipet gjigantë të lartpërmendur të Evropës do të ndeshen për trofeun prestigjioz të Superkupës së UEFA-s.

Sfidanti.al