Një shaka e trashë dhe një petardë (fishekzjarr) shkaktuan kaos dhe panik në sheshin e madh, Piaca San Karlo të Torinos, midis tifozëve që po ndiqnin, përmes ekraneve të mëdhenj, finalen e Ligës së Kampioneve mes Juventusit dhe Realit. Kështu që mund të thuhet se mbrëmja e djeshme ishte e keqe për tifozët e “Zonjës së vjetër” të cilëve, veç humbjes së thellë në Kardif, iu ndodhi edhe ky incident i rëndë në Torino, ku pati disa të lënduar. Në Piaca San Karlo ndeshjen po e ndiqnin më shumë se 20 000 veta, kur një shaka mjaft e trashë e dikujt shkaktoi kaos dhe panik të vërtetë. Në fund të ndeshjes, dikush hodhi një petardë dhe thirri: “Bombë, bombë”, kështu që tifozët morën vrapin, duke shkaktuar stampede (shtypën njëri-tjetrin).
Sfidanti.al