Reali i Madridit fitoi titullin rekord të 12-të të Ligës së Kampioneve, pasi mundi bindshëm 4-1 në finalen e saj, në Kardif, Juventusin e Torinos. Gjatë kohës shtesë që jep arbitri, kur dukej qartë se gjithçka kishte përfunduar dhe “mbretërorët” e filluan para kohe festën, portieri rezervë i Realit, Kiko Kasilja, e lajmëroi, në një mënyrë unike e interesante, titullin e 12-të që fitoi Reali në Ligën e Kampioneve, duke treguar shifrën 12 në tabelën elektronike që gjyqtari i 4-t i ndeshjes e përdor për zëvendësimet dhe minutazhin e vazhdimit të ndeshjes mbas mbarimit të kohës së rregullt të saj. “Unë e pashë tabelën elektronike në tokë dhe më shkoi mendja që t’u tregoi tifozëve shifrën 12, pra, sa herë ekipi ynë e ka fituar Ligën e Kampioneve. Nuk kisha aspak ndërmend që të provokoja ndonjë njeri, sidomos, Bufonin që është një nga idhujt e mi”, tha Kasilja mbas ndeshjesh.
Sfidanti.al