Bufoni: Zhgënjimi është i madh, por Reali fitoi me meritë

Një nga portierët më të mëdhenj në historinë e futbollit, Xhanluixhi Bufon, mbeti përsëri pa trofe në Ligën e Kampioneve të Evropës, pasi ekipi i tij i Juventusit humbi në finalen e saj (1-4) ndaj Realit të Madridit që e fitoi këtë Ligë që dikur quhej Kupa e Kampioneve, për herë të 12-të. Bufoni, të cilit i mungonte vetëm trofeu i Ligës së Kampioneve, u zhgënjye mjaft mbas ndeshjes, por, sidoqoftë, ai e tregoi, edhe një herë tjetër, madhështinë e vet, duke e pranuar se Reali fitoi me meritë. “Ky ëshë një zhgënjim i madh. Ne luajtëm shkëlqyeshëm në pjesën e parë, kështu që menduam se mund ta fitonim ndeshjen. Nuk arrij që ta shpjegoj se përse ne luajtëm, ashtu si luajtëm, në pjesën e dytë. Ne mendonim se zotëronim gjithçka të nevojshme që ta ngrinim lart trofeun, por, Reali i Madridit tregoi klas dhe fitoi me meritë”, tha Bufoni.

Sfidanti.al