Valverde: Do të kultivoj stilin dhe filosofinë e Barcelonës

Traneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde, nënshkroi, zyrtarisht, një kontratë trevjeçare me ekipin katalonjas, ndërsa nuk e fshihte kënaqësinë nga sfida e re, përballë së cilës ndodhet. “Falënderoj për besimin që më është dhënë mua nga klubi i Barcelonës. Për mua, ky është një privilegj i madh, ndërkohë që unë e di se kjo është edhe një përgjegjësi e madhe. Kam ardhur këtu me ide të reja dhe jam gati që të fillojë aplikimin e projektit të ri”, deklaroi strategu 53-vjeçar, duke shtuar:

“Unë vij nga një klub shumë special (Atletiko e Bilbaos) dhe, në Barcelonë, synojë që të realizoj të gjitha idetë e mia. Paraardhësit e mi kanë bërë, këtu, një punë fantastike dhe kanë fituar shumë trofe. Unë nuk kam asnjë dyshim te filosofia e këtij klubi”, vuri në dukje Valverde, duke shtuar se ai dinte shumë mirë se çfarë përfaqëson Barça. “Idetë e mia synojnë që unë t’u referohem, edhe më shumë, stilit dhe filosofisë së Barcelonës”, tha Valverde.

Sfidanti.al