Roberto Mançini nuk ka frikë nga modeli Kapelo..prek futbollin rus!

Strategu i njohur italian i mësipërm nënshkroi një kontratë me kohëzgjatje trevjeçare me një nga ekipet më të mirë të Rusisë, Zenitin e Shën Peterburgut, dhe paga e tij vjetore do të jetë 5 (pesë) milionë euro. Trajneri i deritanishëm i Zenitit, rumuni Mirçea Luçesku, u largua nga ky ekup rus vetëm mbas një viti pune, duke qenë se nuk i përmbushi pritshmëritë e kryesisë se klubit. Zeniti, sezonin e kaluar të Premier Ligës ruse, e mbylli në vendin e tretë, duke mos u kualifikuar dot për në Ligën e Kampioneve. Angazhimi i fundit i Mançinit ka qenë tek Interi, ku ai u shkarkua që në fazën përgatitore, mbas mbarimit të sezonit.

Sfidanti.al