Kapiten! Të dëgjojmë, por nuk të mirëkuptojmë!

“Pse ata në formë nuk luajnë? Nuk mund të jap përgjigje se jemi ekip, kush luan e kush jo. Të gjithë jemi bashkë. Mendon se do t’i bie pas shpine trajnerit? Këto janë pyetje provokuese”.

Ky ishte reagimi i Berat Gjimshitit pas ndeshjes së Varshavës kundër Polonisë, ndoshta jo në lartësinë e shiritit që mban në krah por gjithsesi një reagim në të ngrohtë dhe i kuptueshëm.

Nuk mund të bëjmë gabim të mos jemi në të njëjtën barkë me liderin e mbrojtjes por ai më mirë se kushdo duhet ta dijë se tifozët, mediat, analistët dhe ish-ët mendojnë ndonjëherë me kthjellët edhe se vetë stafi i Sylvinho-s.

Askush nuk po e “kryqëzon” trajnerin por disa pikëpyetje nuk mund t’i fshehë as media dhe as tifozët. Një kapiten dhe lider skuadre kurrë nuk duhet të ngatërrojë provokimin me pyetjet që burojnë nga dëshira për të bërë më të mirën për ngjyrat e përbashkëta.

Muçi ashtu si edhe Mehmeti kërkojnë përgjigje. Thirrja e tyre në Kombëtare u bë thjesht sa për sy e faqe e për t’u mbyllur gojën kritikëve? Gjimshiti gjithashtu një mendim mund ta japë nëse standarti për aktivizimin është besnikëria ndaj trajnerit dhe FSHF-së apo minutat në fushë me skuadrat respektive. Ajo që të gjithë kërkojmë të dimë sot është: metri i standarit dhe kriteret për të fituar vendin e titullarit.

Gjithsesi, përpara se të qartësohet e ftohet në mendime, Berati si lider i këtij grupi, ndoshta bën më mirë të flasë edhe për tifo-grupet e përjashtuara nga shkallët që me siguri dje në Varshavë apo kurdoherë në Tiranë kësaj skuadre do t’i kishin dhënë më shumë shpirt.

Pirro Bardhyli