Ish-trajneri i njohur italian, Fabio Capello, nuk e ka fshehur entuziazmin pas fitores së Italisë ndaj Irlandës së Veriut, sukses që u siguroi “azzurrëve” kualifikimin në finalen e playoff-it për FIFA World Cup 2026.
“E pashë Gattuson të tensionuar, siç është normale, por edhe shumë të karikuar. Përtej mangësive, kjo skuadër tregoi shpirt dhe luftoi. Si italian, e di që kemi pasur ekipe më të forta, por ajo që nuk mund të pranoj është mungesa e krenarisë dhe agonizmit. Këtë herë, Italia i tregoi të dyja”, përfundoi Capello.
Duke parë përpara, ai komentoi edhe finalen ndaj Bosnjë Hercegovinës, duke e cilësuar një kundërshtar më cilësor se Irlanda e Veriut, por jo domosdoshmërisht më të vështirin e mundshëm. “Bosnja ka teknikë të mirë dhe është më e fortë se Irlanda e Veriut. Por, për sinqeritet, Uellsi do të kishte qenë një pengesë më e komplikuar, sidomos në fushën e tyre”, theksoi ai.

