Si mund të ndahet fati nga merita e lojës? Kemi dëgjuar shpesh shprehjen ngushëlluese “ nuk patëm fat”! Ndofta ngaqë i dashurojmë shumë “lojerat e fatit”. Edhe Tirana në Derbin e fundit me Partizanin, beson se fati i kishte çuar deri tek shtyllat dhe aspak ne rrugën e rrjetës. Partizani ishte zot i pjesës së parë dhe shënoi dy gola, Tirana “pronesoi” 45 minutat e dyta, por nuk e gjeti dot golin…
Partizani u shpreh i lumtur për fitoren, sidomos me anë të trajnerit Kërnaja, kurse Tirana , gati me një gojë, ishim të pafat! Pse kaq shumë të pafat? Ku ishit në pjesën e parë, kur Partizani dominoi dhe shënoi dy gola! Më e bukura, të dyja palët, si Tirana dhe Partizani, nga halli apo nga qejfi, asnjëra nuk ankohet që pjesa më e madhe e Derbit u luajt në “pishinën e Arenës”. Një fushë për të cilën thuhet shkencërisht se ka 60 për qind bar artificial dhe 40 per qind bar natyral u paraqit në gjendje mjerane për Derbin. Dhe kur kujton pagesen-gjobe 10 mije e 500 euro te ekipit organizator, kjo do te thote ..kercen prifti nga belaja !
Sfidanti.al

