Gjithmonë i drejtpërdrejtë, shkrimtari dhe gazetari i njohur italian Roberto Saviano ka sulmuar fuqishëm botën e futbollit italian dhe veçanërisht Giuseppe Marotta, presidentin e Interit, përmes postimeve në rrjetet sociale pas polemikave të ndeshjes Inter-Juventus.
“Derisa Marotta do të ketë një rol në futbollin italian, të gjithë do të kenë ndjesinë se gjithçka është e falsifikuar. Kampionati italian sot është i deformuar, dhe nëse Interi e fiton, nuk do të ketë vlerë. Derisa këto dinamika të mbeten të paprekshme, kampionatet nuk do të jenë kurrë normalë”, shkruan Saviano.
Akuzat e tij lidhen me vendimet e mëparshme gjyqësore që kanë nxjerrë në pah influencën e grupimeve ultras, përfshirë ‘Curva Nord’, dhe lidhjet e tyre me drejtuesit dhe futbollistët e klubit. Ai gjithashtu nënvizon se zemërimi i Giorgio Chiellini-t pas ndeshjes duket se reflekton njohjen e mënyrës se si funksionojnë gjërat brenda Interit nën drejtimin e Marotta-s.

