De Gea largon Realin e Madridit; preferon qëndrimin te Manchester United

David De Gea refuzon Realin e madridit. Kjo është ajo që publikon tabloidi ‘The Sun’ sipas të cilit portieri spanjoll ka shprehur dëshirën për të qëndruar te Manchester united, pikërisht në momentin kur të gjithë po mendonin se e ardhmja e tij ishte tek kampionët e Spanjës. Sipas këtij tabloidi gjithcka ndryshoi pas fitores së Manchester United në finalen e Europa League që i jep mundësinë skuadrës së ‘Djajve të Kuq’ të luajnë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Por jo vetëm kaq, një ndikim në këtë ndryshim të qëndrimit të De Geas pati edhe projekti i skuadrës së drejtuar nga Jose Mourinho që duket shumë ambicioz. Kjo cështje nuk mbyllet këtu, pasi në të përfshihen edhe vetë drejtuesit e Manchester United që duket se e knë refuzuar ofertën e parë të bërë nga Reali i Madridit për De Gean që arrinte vlerën e 32 milionë Euro. Gjithsesi, te Reali i Madridit duket se nuk kanë ndërmend të heqin dorë lehtësisht nga De Gea të cilin e kërkuan edhe verën e kaluar, madje arritën edhe akordin për transferimin e tij në Spanjë, por që nuk u realizua për shkak të një gabimi në dërgimin e faksit.

sfidanti.al