Këtë verë  – tre “El Klasiko” brenda dy javësh, njëra në Majami!

Kjo verë, me siguri, që do të mbahet mend një kohë të gjatë, pasi Reali i Madridit dhe Barcelona, para fillimit të sezonit të ardhshëm të Primerës spanjolle, gjatë dhjetëditshit të dytë të gushtit, do të zhvillojnë dy ndeshje, më 12 dhe më 15 ose 16 gusht, një në “Kamp Nou” dhe tjetrën në “Santiago Bernabe”, në kuadrin e finales së Superkupës. Reali do të luajë në Superkupë si kampion i sivjetëm i Spanjës, ndërsa Barcelona si fituese e Kupës së Mbretit, pasi mundi 3-1, në finalen e saj, Alaveshin. Ndeshja e tretë “El Klasiko” është paracaktuar, tanimë, që të zhvillohet dhe data e saj dihet, më 29 korrik, në Majami të SHBA-së, pra, jashtë Evropës, një ndeshje kjo që duket se do të jetë njëlloj nxemjeje para dy ndeshjeve të Superkupës mes dy ekipeve gjigantë spanjollë.

Sfidanti.al