Ju kujtohet një batutë franceze ku thuhej se kur zihen dy meshkuj, fajin e ka femra! Kurse në futbollin tonë ka dalë një batutë fringo e re: kur dy ekipe “dashurohen” në fushë, nuk luftojnë por “puthen” për shtatë palë qejfe , shfaqet një francez që ia prish gjithë bukurinë! Kjo ndeshja Vora me Bylisin, ia kaloi edhe ndeshjes së famshme ku “luhej me telefona” në fushë dhe ..deri në stol.
Ç‘ishte kjo perlë , që na kishte munguar deri tani? Një francez me emrin Vashu , që kishte ardhur nga larg për të mbrojtur portën e Bylisit, ka braktisur fushën në minutën e 42-të. Pse ç’pati? Në shenjë proteste për shtirjen teatrale që po luanin shokët e tij të ekipit . Francezi i gjorë, nuk e dinte shqipen e futbollit, kur të kthehen kundër edhe shokët e ekipit. Skena e daljes nga fusha së portierit Vashu , duke hequr fanelën sikur kishte siklet se mos i ngjitej sëmundja jonë, nuk do të harrohet kurrë, edhe pse në thesin e “ginesit” nuk ka më vend…
Sfidanti.al

