Futbolli shqiptar si lojë lagjesh

Një gjest që flet shumë por që mbyll shumë gojë dhe askush nuk bën zë ku protagoniste është sërish skuadra e Bylisit ashtu si disa muaj më par dikush nga stafi ia kaloi telefonin në pankinë një zyrtari ballshiot në sytë e Mirel Josës.

Këtë të mërkurë, portieri frqncez Zheremi Vashu u largua në minutën e 44 të ndeshjes Vora-Bylis, që u fitua 4 me 1 nga vorakët në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ishte një protestë, të cilën Josa e justifikoi duke e treguar për shkak dëmtimi.

Por a ka ndodhur ndonjëherë që dikush edhe pse me “alibinë” e dëmtimit të largohet në këtë mënyrë? Çfarë e bëri francezin të revoltohej dhe dilte në atë mënyrë duke mos pranuar shqiptarizimin?

Shpjegimi i Josës është i kuptueshëm por një gjest të tillë nuk e kemi hasur në asnjë fushë profesioniste e madje as në ndeshjet e fëmijëve ku i mësojnë që në hapat e parë se ndërrimin e kërkojnë por nuk e bëjnë detyrim me një gjest të tillë.

Gjithsesi ky është normalitet në një kampionat ku tashmë asgjë nuk të bën më përshtypje. Estrada vazhdon me lojën e lagjeve…edhe pa spektatorë.

sfidanti.al