Nicola Rizzoli përgënjeshtron: Nuk largohem nga bota e arbitrimit

Nicola Rizzoli nuk ka ndërmend të largohet nga bota e futbollit. Arbitri nga Mirandola do të gjykojë ndeshje të Serisë A edhe sezonin e ardhshëm gjë që do të thotë se lajmet e publikuara së fundmi për tërheqjen e tij nuk janë të vërteta. Është vetë Rizzoli që ka përgënjeshtruar këto lajme duke deklaruar se është ende i ri dhe se ka ende dëshirë për të arbitruar. Një deklaratë kjo që gjeti edhe konfirmimin nga ana e presidentit të Shoqatës Italiane të arbitrave, Nicchi i cili tha: Rizzoli nuk do të heqë dorë nga arbitrimi. Është gjyqtar ndërkombëtar deri në fund të vitit 2017 e për më tepër deri në 2018 do të arbitrojë në Serie A.

sfidanti.al