Italia kampione bote në voley femra

Pas 23 vitesh pritje, kombëtarja italiane e volejbollit për femra rikthehet në majën e botës. Të kaltrat fituan Kampionatin Botëror 2025 në Bangkok, duke mposhtur Turqinë e Daniele Santarellit 3-2 (25-23, 13-25, 26-24, 19-25, 15-8) në një finale spektakolare dhe plot emocione.

Ky sukses mbyll një cikël historik për volejbollin italian: pas medaljes së artë olimpike verën e kaluar dhe dy triumfeve radhazi në Nations League, vajzat e Italisë ngjiten sërish në podiumin më të lartë, duke shënuar fitoren e 36-të radhazi dhe duke hyrë përfundimisht në historinë e sportit.

Në finalen ndaj Turqisë, Italia shkëlqeu me Sylla, De Gennaro dhe me sulmet vendimtare të Egonu dhe Antropova. Edhe pse ekipi vuajti në setin e dytë dhe të katërt, tie-break-u vendosi gjithçka në favor të azzurrave, që e mbyllën ndeshjen me forcë dhe qetësi.

Kombëtarja u drejtua nga Julio Velasco, trajneri legjendar që i dha Italisë së meshkujve titullin e parë botëror në vitin 1990 dhe që tashmë ka kompletuar en plein-in edhe me ekipin e femrave, pas arit olimpik dhe trofeve europiane.

Italia e volejbollit femëror i dhuron kështu një tjetër faqe të artë historisë së sportit italian, duke treguar forcë, karakter dhe vazhdimësi në nivelet më të larta ndërkombëtare.