Formula 1, Verstappen pa rivalë në Monza

Pas “Pole position” të tretë sezonal, Max Verstappen siguroi fitoren e tij të tretë në Çmimin e Madh të Italisë me një performancë të përsosur që e pa atë të kalonte vijën e finishit i pari përpara makinave McLaren të Lando Norris dhe Oscar Piastrit.

Ferrari përfundoi jashtë podiumit: vendi i katërt për Charles Leclerc përpara George Russell (Mercedes) dhe i gjashti për Lewis Hamilton. Vendi i nëntë në renditje shkoi për Andrea Kimi Antonelli, i cili për fat të keq bëri një nisje të dobët në semafor dhe më pas u penalizua.

Për Verstappen, kjo është fitorja e tretë e sezonit, pas Çmimit të Madh të Japonisë dhe Çmimit të Madh të Emilia-Romagna në Imola. Kjo e bën atë fitoren e dytë nga dy të mundshmet për kampionin katër herë të botës holandez, këtë vit në Itali.

sfidanti.al