KF Tirana ndan rrugët me trajnerin Vangjel Mile

Klubi i Futbollit Tirana ka njoftuar se bashkëpunimi me trajnerin Vangjel Mile është ndërprerë me marrëveshje të ndërsjellë. Lajmi u bë i ditur pas një takimi mes trajnerit dhe anëtarit të bordit drejtues, Grent Halili.

Sipas klubit, pas diskutimeve mes palëve u arrit në përfundimin se ndarja ishte zgjidhja më e mirë për arsye strategjike dhe në funksion të objektivave afatgjata të Tiranës.

KF Tirana ka falënderuar publikisht Vangjel Milen për kontributin dhe korrektësinë e treguar gjatë periudhës së drejtimit, duke i uruar suksese në karrierën e mëtejshme.

sfidanti.al