Legjenda e Milanit dhe e kombëtares italiane, Paolo Maldini, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi fëmijërinë dhe rolin vendimtar të të atit, Cesare Maldini, në formimin e tij si njeri dhe sportist.
Në një intervistë të fundit, Maldini thekson se për babanë e tij shkolla kishte gjithmonë përparësi ndaj futbollit: “Mio padre aveva un solo principio: prima la scuola, poi il pallone. Se non andavo bene sui libri, niente campo…”. Ai tregon se këto rregulla nuk ishin nga ashpërsia, por nga dëshira e tim eti që ai të ishte i lirë dhe të mos ndjente peshën e emrit të famshëm.
Paolo kujton gjithashtu lojërat në oratorin e lagjes, ndeshjet improvizuara në tarracat e miqve dhe sfidat e vogla me babanë pas shkollës, që i ushqyen atij ndjenjën e garës. Një moment simbolik ishte edhe fillimi i aventurës te Milani, ku Cesare Maldini ia la trajnerit vendimin për rolin e djalit, duke u ulur në një cep të tribunës për ta lënë të lirë.
“Comportati bene, sii corretto, lavora duro. Il resto verrà da sé,” – këshillat e thjeshta, por të forta, që sipas Paolo Maldinit kanë mbetur udhërrëfyes për gjithë jetën e tij. Ai shton se sot, në një botë që ka ndryshuar kaq shumë, këto fjalë tingëllojnë edhe më fuqishëm.
Me këtë rrëfim, Maldini i jep një mesazh të qartë brezave të rinj: vlerat, puna dhe ndershmëria janë baza më e sigurt drejt suksesit.
sfidanti.al