Në ambientet e Formula 1 kanë filluar të qarkullojnë zëra që flasin për mundësinë e kalimit të Sebastian Vettel te Mercedes në vitin 2018. Ai që e ka lëshuar ‘bombën’ ishte Eddie Jordan sipas të cilit në këtë pikë nuk ka asgjë anormale. ‘Mercedes po bisedon me Vettel dhe kështu duhet të jetë-mësohet të ketë thënë Jordan-në Formula 1 nuk duhet të mendosh vetëm për t’u përforcuar vetë, por edhe të dobësosh rivalin’. Edhe presidenti i nderit i Mercedes, Niki Lauda ka folur për këtë çështje duke ‘ndezur’ akoma më shumë këto zëra. Sipas tij, Vettel është një pilot i jashtëzakonshëm dhe e di shumë mirë se cfarë dëshiron në jetën e tij për të marrë maksimumin. Ai që nuk flet në lidhje me të ardhmen e tij është vetë Vettel i cili ka deklaruar se në këtë moment është i fokusuar te Ferrari.
sfidanti.al