Quhet Jessica Cribbon, është modele australiane që ka fituar zemrën e amerikanëve me format e saj fizike sidhe pasionin për sportin. E zbuluar rastësisht nga një fotograf në rrugë, jeta e Jessicas ka ndryshuar rrënjesisht pasi tashmë ajo ka një program të ngjeshur aktivitetesh. Bukuroshja australiane ka pozuar për revista të tilla si ‘Kandy Magazine’, ‘Ralph Magazines’, ‘Maxim’ dhe padyshim edhe për ‘Playboy’. E transferuar në Los Angeles, fama e Jessica Cribbon po rritet gjithnjë e më shumë ashtu sikurse edhe pasioni i saj për basketbollin që duket se i lindi pas një lidhjeje dashurie të përjetuar në vendin e saj me lojtarin e skuadrës Perth Wildcats, Darnell Hilson.
sfidanti.al