F1, tjetër risi në Spanjë; vendi iberik pret ‘Fan Festival’.
Pista e Montmelosë në Barcelonë ku do të zhvillohet gara e radhës e Botërorit të Formula 1 po bëhet gati për t’i dhënë udhë një evenimenti të ri që do të përfshijë të gjithë admiruesit e këtij botërori. Bëhet fjalë për ‘Fan Festival’ gjatë së cilës do të zhvillohen një sërë aktivitetesh me tifozët e Formula 1. Në kalendarin e ngjarjeve të këtij Festivali të vecantë përfshihet pjesëmarrja e tifozëve në simulimin e garave, apo edhe sfidat në pitstope, ndërkohë që nuk do të mungojnë asj spektaklet e garantuar nga DJ spanjollë. Po kështu admiruesit e Formula 1 do të jenë të përfshirë në konkurse të cilat do të shpërblehen me cmime që shkojnë nga vizitat në bokset e skuadrave të Formula 1 deri tek kryerja e një xhiroje në pistë me një makinë 2 vendëshe garash.
sfidanti. al