Jürgen Klopp paralajmëron Barcelonën: Larg duart nga Coutinho!

Trajneri i Liverpool, Jürgen Klopp, i jep një mesazh të qartë Barcelonës; Coutinho nuk do ta braktisë  ‘Anfield Road’. Deklarata e teknikut gjerman të ‘The Reds’ erdhi menjëherë pas lajmeve të publikuara sëfundmi në median katalanase ku flitej se futbollisti brazilian kishte pranuar transfermin te Barcelona. ‘Nuk kemi plane për të nxjerrë Coutinhon në shitje-tha Klopp-nuk kemi probleme financiare për ta bërë këtë, pronarët na kanë siguruar. Kështu që do të jemi në gjendje që të bëjmë blerje pa u detyruar të shesim lojtarët tanë më të rëndësishëm’. Por Klopp shkoi edhe më tej dhe theksoi se në kontratën e Coutinhos duhet shtuar një klauzolë për zgjidhjen e saj për…400 milionë Euro.

sfidanti.al