A ka mace të zezë në futbollin Superior , që duket më i lumtur pa tifozë ? Në lojën tonë hallemadhe , nëse bredhin “macet” nëpër fushë , me ngjyrat e tyre krijohet një ..top i shformuar. Le të qëndrojmë tek ajo më e njohura : macja e zezë! Sa herë që Egnatia , në mënyrë plateale( demonstrative) tregon pafuqinë për të mundur Teutën, nga studio e ekraneve del historia me “macen e zezë”.
Egnatia le të jetë kampione, le t’i tollovisë gjithë ekipet e kampionatit tërë këto vite , por, ama, sapo shfaqet Teuta, si dikur shoferët kur u shfaqej macja e zezë, ..ndërron rrugë ! Nuk shkon dot nga rruga e fitores sepse e mbyt “tersi”, por ngushëllohet me një rrugë tjetër, ku barazimi të duket si një “telebingo”. Në Rrogozhinë hedhin spica sikur ekipi i tyre ka krijuar një romancë idilike me Teutën, sa thonë se historia e Egnatias me Teutën është si ajo e famshmja ..Romeo me Zhuljetën.
Sfidanti.al