Shpikësit e futbollit u larguan të mërzitur nga Katari, por patën diçka të veçantë me vete. Ndoshta nuk ka ndodhur kurrë më parë në një Kupë të Botës që një kombëtare të kthehet në shtëpi vërtet pa trofe, por me një dhuratë të gjetur krejt rastësisht. Kjo dhuratë ishte një mace rrugësh, që u adoptua
Dortmundi e Bajerni, si macja me miun për Bundesligën e Kupën
Konfliktin verbal e nisi ish-shefi ekzekutiv bavarez, Karl-Hajc Rumenige, që tha pas humbjes së Dortmundit në kampionat se “tani ne mund të nisim t’ia heqi pluhurin dalë nga dalë trofeut të Bundesligës”. Nuk vonoi përgjigja e shefit ekzekutiv të Borusias, Hans-Joakim Vacke. “Bajerni është i lirë të thotë çfarë të dojë, – u shpreh ai,
Macja turpëron legjendat e portës, “Manuel Nojeri” i ri gati për debutim!
Historia e futbollit i ka pasur legjendat të shumta. Të tillë, edhe yjet e portës, pasi kush i harron të tillë si Benks e Jashin, Shmajkel apo Dukadam? Po ashtu, edhe yjet e sotëm, siç mund të veçojmë dy portierët e kombëtares shqiptare, Etrit Berisha e Tomas Strakosha? Gjithsesi, nuk besohet se ndonjë gardian porte
Premier League, macja hyn në fushën e lojës, ndërpritet ndeshje
Një episod simpatik pasuroi ndeshjen e Premier Leagues angleze mes Evertonit dhe Ulverhemptin Uonderers. Një mace e zeze hyri në fushën e lojës në Goodison Park duke detyruar futbollistët që të ndalen për rreth 3 minuta. Pak caste më vonë kafsha shtëpiake u largua nga fusha e lojës përmes duartrokitjeve të tifozëve që gjithsesi u
Familja e Ronaldos zgjerohet; një mace prej 2000 Eurosh bëhet pjesë e saj
Familja e Kristiano Ronaldos zgjerohet dhe këtë radhë nuk bëhet fjalë për ardhjen në jetë të një fëmije, por për përfshirjen në të të një mace e racës ‘Sphynx’. Kjo lloj maceje është me origjinë kanadeze dhe nuk ka asnjë qime në lëkurën e saj (dicka pozitive kjo për ata që janë alergjikë), ndërkohë që
UEFA e ka seriozisht? Beshiktashi shpallet fajtor për … macen!
Nuk ishte e vetmja akuzë ndaj klubit të pafat turk, por ishte më e habitshmja. Beshiktashi është shpallur fajtor për organizimin jo siç duhet të ndeshjes së Championsit ndaj Bajernit në Stamboll, dhe shkaku ishte … hyrja e maces në terren. Nëse gjithkush e mori me shaka dhe pati rast të ulte nivelin e tensionit,
Një mace, “lojtari më i mirë” i Bajernit në fushën e Stambollit
Ishte minuta e 49-të në stadiumin “Vodafon Park” të Stambollit. Gjyqtari anglez, Majkëll Oliver, vërshëlleu për të ndërprerë ndeshjen e Championsit, Beshiktash-Bajern, dhe shumëkush mendoi se do të bëhej ndonjë zëvendësim apo do të jepej ndonjë karton. As njëra, as tjetra. Oliveri kishte dalluar një mace që kishte kërcyer nga reklamat drejt e në fushë.