Familja e Kristiano Ronaldos zgjerohet dhe këtë radhë nuk bëhet fjalë për ardhjen në jetë të një fëmije, por për përfshirjen në të të një mace e racës ‘Sphynx’. Kjo lloj maceje është me origjinë kanadeze dhe nuk ka asnjë qime në lëkurën e saj (dicka pozitive kjo për ata që janë alergjikë), ndërkohë që ka një kosto shumë të lartë që kalon vlerën e 2000 Eurove.
Sigurisht, sulmuesi i Juventusit nuk ka asnjë lloj problemi për ta përballuar koston e kujdesit të kësaj lloj maceje, përkundrazi. sulmuesi dhe e fejuara e tij, Xhorxhina nuk ngurruan t’ia prezantojnë botës anëtaren më të re të familjes duke postuar në Instagran fotin e saj, sigurisht pa e cituar emrin e saj që duket se cifti ka vendosur ta mbajë sekret.
sfidanti.al