Lukas Bilia u konfirmua mungesë jo vetëm për fundjavën, por për 4 muaj. E rëndë për Milanin. Për fat të keq, në barazimin në Sevilje ndaj Betisit në Europë, Gatuzo pati edhe dy goditje të tjera. Fillimisht argjentinasi Muzakio u përplas me Kesin dhe u nxorr me barrele, duke qenë thuajse me siguri i përjashtuar nga dueli i Serisë A me Juventusin.
Po në këtë ndeshje, turku Çalhanoglu pësoi dëmtim dhe iu shtua listës së futbollistëve që nuk do të munden të bëhen gati për të dielën. Higuain mbetet në dyshim të madh, po ashtu Bonaventura e Striniç, ndërsa Kalabria do të mungojë 3 muaj. Gatuzo, me siguri, duhet të bëjë shpikje për formacionin dhe taktikën për të mundur në “San Siro” ekipin më të fortë të Italisë.
Sfidanti.al