Portugalia, Ronaldo sërish jashtë; s’luan ndaj Italisë

Kristiano Ronaldo vazhdon që të qëndrojë jashtë skuadrës përfaqësuese të Portugalisë. Sulmuesi i Juventusit edhe këtë radhë nuk është grumbulluar që do të thotë se ai nuk do të jetë në ndeshjen që kampionët e Evropës do të luajnë ndaj italisë dhe Polonisë për Ligën e Kombeve. ndërkaq ai që gëzohet në këtë pikë është Zhoao Marios që së fundmi po bën paraqitje shumë të mira me Interin duke fituar të drejtën për t’u kthyer në kombëtaren luzitane. në skuadrën përfaqësuese portugeze janë përfshirë edhe Kanselo e Mario Rui i Napolit

Lista e plotë e përfaqsueses portugeze:

Portierë: Beto, Klaudio Ramos, Rui Patricio

Mbrojtës: Sedric Soares, Zhoao Canselo, Rafael Gerreiro, Luis Neto, Mario Rui, Zhozé Fonte, Pepe, Ruben Dias.

Mesfushorë: Bruno Fernandes, Danilo Pereira, André Gomes, Pici, Renato Sançes, Ruben Neves, Zhoao Mario, Uilliam Karvaljo.

Sulmues: Bernardo Silva, Bruma, Rafa Silva, Eder, Gonsalo Guedesh , André Silva.

sfidanti.al