Konfliktin verbal e nisi ish-shefi ekzekutiv bavarez, Karl-Hajc Rumenige, që tha pas humbjes së Dortmundit në kampionat se “tani ne mund të nisim t’ia heqi pluhurin dalë nga dalë trofeut të Bundesligës”. Nuk vonoi përgjigja e shefit ekzekutiv të Borusias, Hans-Joakim Vacke. “Bajerni është i lirë të thotë çfarë të dojë, – u shpreh ai, – ne, tek Dormundi nuk mendojmë kështu. Pasi Bajerni u mund 0-5 në Kupë, asnjëri prej nesh nuk tha se “tani do t’ia heqim kupën trofeut të kupës”. Njëri nga drejtuesit e Bajernit, Oliver Kahn, duket se bëri një autogol majin e kaluar kur tha se “ne nuk do të lejojmë që ta keni kaq të lehtë vitin e ardhshëm”. Vjet Bajerni u eleminua papritur nga Holshtajn Kili, por këtë vit e mundi Gladbahu, pra Kahni doli bllof.
Sfidanti.al