Natyrisht, “Deili Meili” nuk e bën këtë analizë për të thënë se kuqezinjtë e Edi Rejës mund ta thyejnë “luanin britanik”. Gjithsesi, shqyrtimi i gjendjes së yjeve të Anglisë është i tillë që nxjerr si përfundim se lojtarët kryesorë janë të lodhur për shkak të ngarkesës së Europianit. Yje si Harri Kejn, Rahim Stërling, Geri Megajer, Ljuk Shou apo Xhejdon Sanço. Kejn është i rraskapitur, Stërling e Stouns janë në stol, po ashtu Sanço po luan shumë pak tek Mançester Junatidi, kurse Megajer bën gabime të mëdha. Gjithsesi, ka lojtarë si Bukajo Saka dhe Deklan Rajs janë në formë shumë të mirë. Natyrisht, Shqipëria nuk është ndonjë “kockë shumë e fortë” për Anglinë, edhe pse kurrë nuk i dihet në futboll. Parashikimet në Angli janë që “tre luanët” do të fitojnë ndoshta 3-0.
Sfidanti.al