Poçetino: Liga Franceze, më e fortë fizikisht se Premier Liga

Po flet një njohës shumë i mirë i futbollit anglez, pasi ka punuar për 6 vjet aty (2013-2019) tek Sauthemptoni dhe Totenhemi. Maurisio Poçetino ndoshta e ka seriozisht kur e thotë se “Liga e Parë e Francës është më e fortë fizikisht sesa Premier Liga angleze” dhe se “dyluftimet këtu janë më të ashpra”. “Një kampionat shumë i ndërlikuar, – thotë trajneri i Paris SG, – më e forta fizikisht në botë. Talenti këtu është i pabesueshëm, klubet franceze i rrisin talentet dhe i dërgojnë pastaj në kampionatet e tjerë. Trajnerët francezë dhe të huaj janë shumë të mirë. Nuk po them se liga franceze është më e mirë sesa Premier Liga, por them se është më e fortë fizikisht. Lojtarët francezë përshtaten shumë lehtë në Angli”.

Sfidanti.al