Franca si “dallëndyshe, ktheje ndryshe”! Benzema luan edhe i dënuar!

Gjashtë vjet më parë ishte i njëjti president i Federatës që vendosi ta dëbonte sulmuesin e Realit, i bindur se kishte bërë zgjedhjen e duhur. Karim Benzema u “sikteris” nga kombëtarja e Francës pasi shpërtheu i skandalit të komplotit të dyshuar të tij ndaj shokut të ekipit, Matjë Valbuena. Që nga 2015-ta kjo ka qenë politika bazë e FFF-së, ndonëse më në fund trajneri Didie Deshamp e thirri Benzemanë në Euro 2020 (që u zhvillua në 2021). Presidenti i Federatës, Noel lë Grat, deklaroi së fundmi se futbollisti 33-vjeçar do të jetë në kombëtare edhe nëse del fajtor për çështjen “Valbuena”. Pritet që këro ditë, gjykata të japë një vendim dhe dyshimet janë që ai do të dënohet, ndonëse nuk pritet të shkojë në burg (dënim i mbetur pezull) dhe të paguajë një gjobë të mirë. “Përzgjedhja në kombëtare do të jetë vetëm mbi bazën e meritave sportive”, – tha Lë Grati, ndonëse kishte qenë po ai që e kishte përjashtuar Benzemanë mbi baza morale.

Sfidanti.al