Futbolli është politikë apo politika e tredh futbollin sipas rastit ? Sido që të jetë, topin e kanë në zotërim shefat dhe ata e bëjnë lojën, ata bëjnë dhe golat,të cilët po t’i shohësh në “VAR”..janë edhe autogola! Një autogol i madh po çmohet nga shumica ky bashkë-organizimi i kampionatit të 21- vjeçarëve mes Shqipërisë dhe Serbisë. Pyetja që nuk ka çmim për këtë “mrekulli të zezë” është : nga erdhi kjo ide , nga qielli me dron si dikur ne Beograd, apo nga toka? Nga vetë politika apo futbolli po luan rolin e sulmuesit te fshehur ?
Muzikën e dhomës së shefave tanë, për këtë bashkëpunim “pikant” , kemi kohë që e dëgjojmë, ndaj le të dëgjojmë edhe shefin Ceferin të UEFA-s. Fjalët e tij janë si një finte mashtruese, kur do t’i kalosh prej shalësh kundërshtarit : “ Interasant është fakti se shoqatat sportive të futbolllit të Shqipërisë dhe Serbisë , të mbështetura nga dy qeveritë, kanë shprehur dëshirën të organizojnë këtë garë. Një dëshmi se sporti është mbi politikën…”
Vdesin shefat e futbollit të jenë mbi politikën, por kjo është një ndeshje e trukuar prej kohësh. Kemi dy Ceferinë brenda një paragrafi . Njëri thotë se u mbështetën nga Qeveritë, tjetri thotë se ..sporti është mbi politikën! Se sa e vërtetë është kjo mrekulli, këtë e tregojnë edhe vizitat e fundit të Ceferinit në Tiranë , apo edhe shefit të FIFA-s Infantino, që këmbët dhe zemra i çojnë më parë në kryeministri se sa zyrat e FSHF-së…
Sfidanti.al