Në Spanjë janë të sigurt se Lionel Messi do të rinovojë kontratën me Barcelonën. Sipas medias iberike drejtuesit e klubit katalanas tashmë kanë nisur bisedimet me babain e 29 vjeçarit, Jorge Messi dhe duket se gjithcka po ecën shumë mirë, gjë që u theksua edhe nga vetë zv/presidenti i kampionëve të Spanjës, Jordi Mestre përpara pak ditësh. Messi e ka kontratën me Barcelonën deri në vitin 2018 dhe rinovimi i saj do të jetë edhe për 5 vjet të tjerë deri në 2022. Ajo që mbetet për t’u përcaktuar është koha se kur do të bëhet zyrtare firmosja e kontratës së re dhe do të jetë vetë sulmuesi ai që do ta vendosë. Sipas medias në Spanjë, Messi preferon që të mbyllë përfundimisht këtë çështje në fund të këtij sezoni pasi në këtë moment është i fokusuar që të fitojë trofe me Barcelonën që është në garë me Realin për titullin e La Ligës, ndërkohë që është edhe në finalen e Kupës së Mbretit.
sfidanti.al