Mjekët e klinikës së Pittsburgh që operuan Zlatan Ibrahimovic kërkojnë që të studiojnë në mënyrë shkencore futbollistin. Këta të fundit ishin shprehur se janë gati ta operojnë sërish Ibrahimovic kur ai të varë këpucët në gozhdë. Sipas medias suedeze, specialistët që u morën me dëmtimin në gju të sulmuesit të Manchester United kanë mbetur të habitur kur kanë verifikuar gjendjen e futbollistit që u dëmtua në ndeshjen e Europa League me Anderlechtin. Gjithnjë sipas medias suedeze që citon një komunikatë të agjentit të Ibrahimovic, mjekët amerikanë ishin shprehur se nuk kishin parë ndonjeherë që një futbollist me 20 vjet karrierë në futbollin e luajtur të kishte artikulacione në gju kaq perfekte dhe kjo do të thotë se riaftësimi për Ibrahimovic do të shkojë më mirë nga cfarë u mendua.
sfidanti.al