Agjenti i Verrattit u mbyll dyert Juves, Interit e Bayernit: Marco qëndron te PSG

Juventus, Interi apo Bayerni i Mynihut nuk kanë shanse që të blejnë kartonin e Marco Verrattit. Kjo është ajo që ka deklaruar agjenti i mesfushorit italian të Paris Saint Germain, Donato Di Campli kur është pyetur në lidhje me të ardhmen e klientit të tij. ‘Verratti ndihet shumë mirë te PSG dhe do të qëndrojë te kjo skuadër-tha Di Campli-ka një kontratë me këtë klub deri në 2021 do ta respektojë atë pasi kjo është dëshira e palëve. Për të gjithë ata që duan shërbimin e tij duhet të hyjnë në kontakte me drejtuesit e PSG dhe jo me mua’. Di Campli foli edhe për polemikat ku u përfshi Verratti për golin e shënuar ndaj Bastia që erdhi në momentin kur një prej futbollistëve ishte në tokë. Agjenti i futbollistit italian theksoi se qëllimi i Verrattit në momentin e goditjes ishte të largonte topin, por rezultoi të shënojë gol.

sfidanti.al