Trajnerët dashurohen ne vendin e gabuar..në Derbi!

Ku të mos kujtohet  ajo shprehja e cila  na pëlqen ta degjojmë, por  nuk na pëlqen ta zbatojmë : “ Fol për vete , mos fol për tjetrin!” Fill pas ndeshjes Derbi,  trajneri i Partizanit, Veselinoviç ka kapërcyer “ylberin profesinal”  duke thënë : “ trajneri Magani kishte bërë një punë mjaft te mirë” ! Pyetja s’të mbahet : Si ka mundësi ? Trajneri që ka 100  arsye për të analizuar lojën me luhatje të ekipit të tij, në harkun e 90 minutave, katapulton  për “vizitë” tek rivali i tij dhe i bën një vlerësim qokatar , të cilin nuk ia bënë as të tijët.. Maganit!

Ndofta nuk dimë nga diplomacia e trajnerëve, që ndizet  me cikle,  pasi janë  gjahu i preferuar në xhunglën e futbollit.! Tamam si një qasje   diplomatike, kur  trajnerët i vënë note hokatare njëri-tjetrit. Pasi nuk është hera e parë që s’flasin s’i e kishin përgatitur ndeshjen për vete, por “befasohen” nga kolegu rival. Kur të gjithë ankohen për aneminë e Derbit,  krizën në gola dhe shterpësi në ngjarje, kur përflitet  frika e tepruar  se mos pësojnë gol , trajnerët na u   dashurokan  nga loja e partnerit.. punë e madhe se nuk u pëlqen tifozëve..

Sfidanti.al