Fjuri – përfundimisht në ring: “Do të marr atë që më përket!”

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë Tajson Fjuri do të kthehet në ring. Ky boksier që e quan veten “mbreti i ciganëve”, në profilin e tij në Instagram, shpalli se ai, përfundimisht, po e ndërpret “pensionin” dhe do të kthehet në ring, duke i kërcënuar kundërshtarët se “do të marr atë që më përket!” “Boksi është profesioni im jetësor. Pavarësisht nga pengesat që më ngrejnë mua në rrugën time, unë do të kthehem dhe do ta fitojë titullin e kampionit të botës. Do të bie në peshë dhe do ta ndërroj krejtësisht mënyrën time të jetesës. Kam kaluar përmes ferrit, por, tani, mori fund dhe une po kthehem”, vuri në dukje Fjuri. Ky boksier britanik, në tetor 2015, papritur, u bë zotërues i brezave të kampionit në versionet WBA, IBV, WBO dhe IBO, mbasi mundi boksierin ukrainas Vladimir Kliçko që konsiderohej si favoriti absolut para kësaj ndeshjeje.

Sfidanti.al