Nuk shkëlqen vetëm Kliçko, ja edhe partnerja e tij e famshme!

Vladimir Kliçko është një nga sportistët më të njohur në botë, kjo nuk ka asnjë diskutim. Nuk mund të ndodhte ndryshe për një boksier që i ka fituar të gjitha, por dueli i tij me Xhoshuan ka bërë që interesi të jetë i madh edhe për atë që ka në krah. Prej tre vjetësh, ukrainasi është i fejuar me aktoren dhe këngëtaren Hejdin Panetiere (Hayden Panettiere). Amerikania, me origjinë të pjesshme italiane, është artiste e Hollivudit dhe mediat komentojnë se ndoshta është më i njohur sesa partneri i saj.

Njohja e Vladit me Hejdinin ka ndodhur në vitin 2009, pra nuk bëhet fjalë për një “flakë kashte”, por për një lidhje të fortë e cila është kurorëzuar me lindjen e vajzës së tyre, të quajtur Keja (Kaya). Hejdin e ka ndjekur Kliçkon në disa prej fitoreve të tij më të mëdha, por ishte edhe në Arenën e Dyseldorfit kur kampioni i peshave të rënda në boksin profesionist u mund nga britaniku Tajson Fjuri.

Sfidanti.alklicko gruaja2