Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë Tajson Fjuri do të kthehet në ring. Ky boksier që e quan veten “mbreti i ciganëve”, në profilin e tij në Instagram, shpalli se ai, përfundimisht, po e ndërpret “pensionin” dhe do të kthehet në ring, duke i kërcënuar kundërshtarët se “do të marr atë që më përket!”