Teuta prezanton 2 blerjet e reja në këto orë të fundit të merkatos. Thodhori Mingo dhe Rrok Toma nga dita e sotme janë zyrtarisht lojtarë të skuadrës durrsake.
“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori, Thodhori Mingo është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme marrëveshjen me lojtarin 26 vjeçar, i cili vjen te Teuta pas paraqitjeve shumë të mira në ekipin e Kukësit. KF Teuta i uron mirëseardhje mesfushorit Mingo dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, shkruhet në njoftimin e klubit durrsak.
“KF Teuta njofton arritjen e marrëveshjes me klubin italian, Albinoleffe, për huazimin e sulmuesit Rrok Toma. Tashmë Toma do të jetë pjesë e organikës së Teutës, pas eksperiencës me ekipin e Albinolefes. Toma është njëkohësisht kontingjent i ekipit tonë kombëtar U-21 dhe bëhet një tjetër afrim cilësor i kësaj moshe te Teuta”, shkruhet në njoftimin e klubit.
sfidanti.al