Bajrami transferohet te Rangers

Drejtori sportiv i Sassuolos, Giovanni Carnevali, njofton se Nedim Bajrami do të transferohet në Skoci te Rangers për 4 milionë euro. Mesfushori i kombëtares shqiptare Bajrami është në prag të bashkimit me Rangers me një marrëveshje të përhershme prej 4 milionë eurosh nga skuadra e Serisë B, Sassuolo. “Është duke u finalizuar, por ende nuk është bërë zyrtare. Ne jemi duke punuar për të. Unë mendoj se do të arrijmë një marrëveshje së shpejti, “tha drejtori i Sassuolo Carnevali për Sky Sport Italia të premten në mbrëmje.

sfidanti.al