Dusan Vlahovic i thotë jo Serbisë

Futbollisti i Juventusit, Dushan Vlahovic, përmes llogarisë së tij në Instagram ka bërë të ditur se nuk do jetë i pranishëm në grumbullimin e Serbisë. Ja fjalët e tij: “Informova stafin mjekësor të Kombëtares se për arsye familjare nuk do të mund t’i përgjigjem thirrjes për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Spanjës dhe Danimarkës”. Sulmuesi i Juventusit, i cili e nisi shumë mirë sezonin me 2 gola në 2 ndeshje, nuk do të bashkohet me shokët e tij për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve të planifikuara për javën e ardhshme, duke vazhduar të stërvitet në Torino.

sfidanti.al