Donaruma, je i vogël për Nojerin, rrogë 50 herë më të vogël!

Manuel Nojer është jo vetëm portieri më i paguar në botë. Numri 1 i Gjermanisë është edhe një nga personazhet e futbollit më rrogën më të lartë. Sipas shifrave që zbulohen në klasifikimin e portierëve, gardiani i Bajernit i afrohet pagesës vjetore prej 10 milionë eurosh, vërtet e jashtëzakonshme për një portier, qoftë edhe për një si ai. Sa për të bërë një krahasim, Xhanluixhi Bufon i Juventusit, një tjetër gjigand i portës, arrin deri në 4 milionë euro. Nuk janë pak për një “gjysh” që po shkon 40 vjeç, veçse në “bisht” ndodhet talenti i momentit, Xhixho Donaruma.

Numri 1 i Milanit që nuk shkon dot as 18 vjeç, fiton … 160 000 euro në vit, një rrogë që për pak mund t’ia jepte kampionati shqiptar (Pejiç besohet se merr gjysmën e kësaj shifre, 80 000 euro në vit). Natyrisht, Donaruma është tepër i ri dhe shpejt do të vijë kontrata e re që do të kalojë padyshim shifrën 1 milionë euro. Milani duhet të nxitojë sepse portierin mund t’ia marrin dhe bëhet fjalë për klube të mëdhenj jashtë Italisë, jo edhe aq për Juventusin.

Sfidanti.al